“Nuk më vjen aspak keq”, Big Mama flet pas sherrit me Antonelën

Showbiz

“Nuk më vjen aspak keq”, Big Mama flet pas sherrit me

Një debat i fortë mes Antonelës dhe Big Mamës që pasoi me daljen e kësaj të fundit nga shtëpia e Big Brother ndodhi gjatë puntatës të së premtes. Pasi Antonela tha se këngëtarja e kishte sharë në serbisht, Big Mama shpërtheu në ofendime.

“Mos fol se nuk të kam sharë në serbisht. Unë shaj, turp të të vijë. Të shaj sepse je njeriu më i ulët. Legene, e fëlliqur, pise, femër e ulët, je idiotja më e madhe këtu që i nxit të gjitha”, ishin disa nga fjalët e saj drejtuar Antonelës.

Sot Big Mama ka folur në Fun Club ku është shprehur se nuk është penduar aspak lidhur me atë që ndodhi të premten. “Aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si atë natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah.

Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që kam karakter dhe nuk i kthehem vendimit tim. Kur më del diçka prej goje nuk i kthehem pas atij vendimi. Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë se ruajta etikën e TV-së.“, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion