“Nuk jam serbe!”/ Pse deklarata e fundit e Dojna Memës ndezi rrjetin?

Showbiz

“Nuk jam serbe!”/ Pse deklarata e fundit e Dojna Memës ndezi

“Nuk e di pse së fundmi çdo gjë që unë postoj në rrjetet sociale, përbën polemikë për një numër të caktuar (njerëzish). Konkretisht, bëra repost një story ku ishte keqpërdorur imazhi im dhe kisha shkruar: “Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, kur ç’të shoh, më vjen një lumë mesazhesh në inbox që më thonin: “S’të vjen turp, ti je personazh publik”; “Kjo nxit urrejtjen ndaj racës”.

Dhe më tutje…

“Tani njerëz, mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës dhe për sa kohë, nuk bëjnë një hap mbrapa dhe nuk thonë: “Po, e kemi bërë! Po, kemi masakruar, pushtuar, vrarë dhe përdhurnuar, nuk mund të ketë një dorëdhënie dhe të thuhet: “Po, tani mund të flasim si njerëz të qytetëruar”….

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ishte një pjesë e deklaratës virtuale të Dojna Memës, pas së cilës rrjeti u ndez. Pati nga ata që nuk i pranojnë hapur të tilla deklarata, por edhe nga ata që mendojnë se Dojna, si personazh publik, mbase nuk duhet të jetë kaq “ekstremiste” në gjykimin e saj.

Megjithatë, Dojna e ka gjithmonë një përgjigje dhe një kundërargument për gjithçka që thotë, aq më tepër publikisht:

“Nuk jam serbe!”/ Pse deklarata e fundit e Dojna Memës ndezi

“Flasim për një shtet i cili sot e kësaj dite, i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi duke thënë që “Kosova është Serbi”. Kështu që, “larg qoftë të jem serbe” është minimumi që mund të them, me gjithë respektin”. 

“Edhe një gjë: “Lufta e Kosovës” është koncept i gabuar! Nuk ka pasur luftë. Lufta është kur dy ushtri luftojnë për territor. Të përdhunosh nëna dhe të vrasësh fëmijë quhet MASAKËR!”.

ME TE LEXUARAT