“Nuk i shkova dot në varrim”, Meridiani nuk mban lotët për babain: Mund të humbja edhe mamin...

Showbiz

“Nuk i shkova dot në varrim”, Meridiani nuk mban lotët

Meridian Ramcaj ka treguar nje rrefim te veshtire per jeten e tij familjare.

"Në momentin që kam humbur tim atë kam menduar se çdo gjë do të ndërpritej aty, do të ishte fundi i jetës sime.

Do të ishte shumë e vështirë të bëja zotin e shtëpisë, por e kuptova që njeriu thjesht mësohet me dhimbjen. Ndonjëherë dhimbja të bën më të fortë.

Gjithmonë babi më thoshte mundohu të jesh i drejtë me njerëzit sepse do të të kthehet çdo gjë. Unë i kam urryer tatuazhet, por e kam bërë një të tillë, e kemi njësoj me motrën.

Ishte një moment i vështirë sepse nuk e përcollëm dot babin. Unë shihja mamin që i binte oksigjeni, nuk kishte fuqi, aty më kapi ankthi. Me miq gjeta një agjenci dhe bëmë të mundur dërgimin në Stamboll, për tu kuruar me Covid.

E shihja me maskën e oksigjenit. Ishte një moment i vështirë sepse babin e kishim humbur, ndërsa ajo ishte në atë gjendje”, tha Meridiani.

“Babi bën katër vite që ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për në kohën e pandemisë, Është një dhembje që nuk ia uroj askujt.

Ti mos jesh i zoti të shkosh ti japësh një lule, teksa shihja arkivolin dhe një lule si jepja. Ishte koha e kovidit, mami ushte me Covid dhe unë isha i detyruar të kos shkoja se do të infektoheshin edhe të tjerët”, vijoi më tej ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion