Nuk e ndihmuan, i dëshpëruar G-Bani mbyll fushatën në GoFundMe

Showbiz

Nuk e ndihmuan, i dëshpëruar G-Bani mbyll fushatën në

Bani ka njoftuar se fushata e tij në GoFundMe, e hapur për realizimin e këngës së re “Assasin”, është mbyllur dhe të gjitha donacionet do t’u kthehen personave që kontribuuan.

Reperi synonte të mblidhte 2 mijë funte për shpenzimet e projektit, përfshirë instrumentalën, regjistrimin, miksimin, masterizimin dhe realizimin e videoklipit.

Përmes një story në Instagram, ai publikoi emailin e pranuar nga ekipi i GoFundMe, ku konfirmohet se janë nisur rimbursimet e plota. Sipas njoftimit, donatorët do t’i marrin 100 për qind të parave të tyre brenda tri deri në shtatë ditësh pune, ndërsa mundësia për donacione të reja është çaktivizuar.

Nuk e ndihmuan, i dëshpëruar G-Bani mbyll fushatën në

Nga komunikimi kuptohet se G-Bani kishte kontaktuar vetë ekipin e platformës për nisjen e procedurës. GoFundMe ua mundëson organizatorëve kthimin e donacioneve kur fondet nuk nevojiten më, ndërsa vendimi është i pakthyeshëm.IMG 2933

Pas mbylljes G Bani bëri dhe një postim ku reagoi i revoltuar duke thënë se vetëm 1/20 ishin mbledhur dhe meqë populli nuk dëhironte të mbështeste këtë projekt në lidhje me situatën në Shqipëri atëherë ai u detyrua ta anullojë.

Ai gjithashtu shtoi se mënyra e tij për të protestuar nuk ishte me vezë por me artin e tij. Por vetëm pak minuta më pas G Bani e fshiu postimin duke lënë vetëm storyn.

ME TE LEXUARAT