“Nuk do që të jetë…”, Françeska flet për bashkëshortin. Përplaset me producentin në studio

Showbiz

“Nuk do që të jetë…”, Françeska flet

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar Françeska Murati, e cila ka treguar përjetimet e para pas daljes nga shtëpia e BBV3.

E shpallur “Miss Londra”, bukuroshja ka treguar se momentin e parë që takoi djalin e saj ai ishte në gjumë dhe se e kishte kapluar frika, pasi ai e kishte harruar. Më tej përsa i përket jetës private ajo theksoi se partneri i saj nuk do të jetë figurë publike.

“Ne kemi një jetë shumë private dhe ai realisht nuk do të jetë figurë publike”, u shpreh ajo.

Në një përplasje me Eduart Dedën, Françeska pohoi se ka vepruar me klas në momente të vështira dhe nuk i pranoi opinionet lidhur me sjelljet e saj në shtëpi.

“Po i dashur e tregova veten shumë klas në ato momente”, ju përgjigj Franceska Edit, duke refuzuar dhe përkufizimin si përndjekëse në shtëpinë e BBV3.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion