E zë porta e shtëpisë poshtë, humb jetën e moshuara në Itali

Bota

E zë porta e shtëpisë poshtë, humb jetën e moshuara

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali mesditën e kësaj të mërkure. Një grua e moshuar 73-vjeç, ka humbur jetën pasi e ka zënë porta e shtëpisë së saj poshtë.

Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal Nissi në Varda Ilia, ku e mohuara ka dalë në oborr dhe teksa ka tentuar të hapë portën e madhe kjo e fundit ka rënë duke e zënë poshtë dhe si pasojë e moshuara ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase 73-vjeçarja është gjetur e pajetë nga vëllai i saj i cili kishte shkuar për ta vizituar.Trupi i saj është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Patrës për autopsi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion