‘Njëri më çoi në banjë’, modelja shkakton trazira me deklaratën: Festë private me tre futbollistë peruanë

Showbiz

‘Njëri më çoi në banjë’, modelja shkakton

Shirley Arica, një nga modelet më të njohura në Peru, ka shkaktuar një shqetësim të madh në botën e futbollit pas një deklarate të bërë në emisionin "Truth or Dare". Ajo tregoi se kishte qenë pjesëmarrëse në një festë private me futbollistët peruanë Cristian Cueva (ish-lojtar i Rayo Vallecano), Luis Advincula (Boca Juniors), dhe Yoshimar Jotun (Sporting Cristal).

Modelja 35-vjeçare përshkroi atmosferën e festës si shumë të lirë, me alkool dhe kërcime, duke thënë se Cueva e kishte afruar fillimisht dhe kishte qenë i kujdesshëm, por ajo nuk ishte dehur. Ajo shtoi se Jotuni ishte më i pashëm dhe interesant, por ai nuk i kushtoi shumë vëmendje. Ajo rrëfeu se Cueva e çoi në banjë dhe ndodhi një puthje, që sipas saj, mund të ishte nën ndikimin e alkoolit.

Shirley Arica gjithashtu përmendi se gjatë festës kishte pasur shkëmbime partnerësh, por nuk e theksoi një ndodhi të ngjashme me Advincula. Kur u pyet për prani e këtyre tre futbollistëve, ajo e konfirmoi.

Përballë këtyre deklaratave, asnjë nga futbollistët përkatës nuk ka dhënë një reagim publik, por ata kanë mbyllur mundësinë e komenteve në postimet e tyre në Instagram.

ME TE LEXUARAT