Një tjetër konkurrente i bashkohet “Përputhen”, debaton me Alvisën

Showbiz

Një tjetër konkurrente i bashkohet “Përputhen”,

Në “Përputhen Prime” që u dha një natë më parë, u fut një tjetër konkurrente. Antonia Gjoka, 24-vjeçe nga Tirana sapo u fut solli shumë tension dhe kjo për shkak të preferencave që ka. Ajo tha se nga jashtë ka pëlqyer Brunon dhe Bashkimin.

“Kam dy preferenca. Bashkimin dhe Brunon. Kjo nuk do të thotë që penalizoj meshkujt e tjerë jam për ti njohur të gjithë, Vajzat janë më të bukura live sesa në ekran. Nuk shoh konkurrencë, nuk e ndjej nga vajzat e ndjej më shumë me veten”, tha Antonia.

Një tjetër konkurrente i bashkohet “Përputhen”,

Kjo bëri që Alvisa të reagojë. “E ke problemin me veten?”, tha ajo.  “Jo nuk kam probleme me veten. Alvisës i sugjeroj të mos përdorë gurat e fundit se është vetëm fillimi”, u shpreh Antonia.

“Kush janë gurat e mi, mos fol kur nuk e di. Të paktën më thuaj kush janë”, tha Alvisa. “Me kalimin e kohës do ta marrësh vesh”, përfundoi Antonia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion