Mungesa e 100 mijë shoferëve në Britani, ekspertët: Do përhapet edhe në pjesën tjetër të Europës

Në Britaninë e Madhe vijon frikshëm kriza për shoferë kamionësh. Aktualisht kërkohen 100 mijë të tillë, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se ky problem do të përhapet në të gjithë Europën. Për pasojë, ky problem do shkaktojë probleme në transport.
Sipas të dhënave të publikuara nga Bloomberg, të premten pikat e furnizimit me benzinë u përballën me mungesa në zonën e Londrës dhe në periferi. Sipas CNBC, mungesa e shoferëve të kamionëve vjen kryesisht për shkak të Brexit. Ajo citon një sondazh të bërë në shoqatën Britanike të transportit për problemet në këtë industri. Por ato problematika kryesisht, pensionet, rregullat e punës, pandemia, pagat e ulëta po përfshijnë thuajse të gjithë Europën.

Britania e kishte paralajmëruar këtë krizë prej disa muajsh. Kreu i shoqatës gjermane të transportit i tha CNBC, se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Gjermani në muajt e ardhshëm. “Ne nuk jemi ende në një situatë kaq dramatike dhe dëshpëruese, por nuk jemi edhe aq larg prej saj. Brexit sigurisht që kishte një ndikim të madh në situatën aktuale por mungesa e shoferëve në fushën e logjistikës është një problem afatgjatë”, shprehet ai.
Sipas një studimi nga kompania e inteligjencës së transportit botuar në gusht dhe e cituar nga CNBC, problemi i mungesës së shoferëve të kamionëve është regjistruar me intensitet të ndryshëm në shumë vende europiane dhe është përshkallëzuar vitet e fundit. /Abcnews


