Rrëzohet dhe merr flakë avioni me parashutistë në Rusi, vdesin 16 persona (Video)
Lajmifundit
/
10 October 2021, 11:07
Bota

Një tragjedi ka ndodhur në Rusi. Mediat vendase shkruajnë se një avion me parashutistë u rrëzua, e për pasojë kanë ndërruar jetën 16 persona, nga 23 që ishin në bord. Ngjarja rëndë ka ndodhur në Tatarstan.
Lajmin e trishtë e konfirmoi Ministria e Situatës së Emergjencave.
Кадры спасательной операции pic.twitter.com/s9i8Kflbtl
— НТВ (@ntvru) October 10, 2021
Në terren kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, për tu ardhur në ndihmë përsonave që i kanë mbijetuar vdekjes. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet. Mësohet se avioni pas rrëzimit ka shpërthyer në flakë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes tragjike.


