Merr zjarr kamioni në Athinë, digjen 11 makina të parkuara
Lajmifundit
/
10 October 2021, 11:15
Bota

Një zarr masiv ka rënë në një kamion plehrash në Atikë të Athinës, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Mediat vendase shkruajnë se flakët kanë shkuar tek makinat e parkuara pranë kamionit të plehrave, duke shkaktuar djegien e tyre.
Bëhet fjalë për 11 makina të djegura, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz Të vetmit që ishin në vendin e ngjarjes ishin punëtorët kamionit të plehrave, gjendja e të cilëve, fatmirësisht është shumë mirë.
Në terren ndodhet policia, të cilët po hetojnë shkaqet e zjarrit.


