Nga përdhunimi i grave tek përllogaritja e dënimeve, Elsa Lila tregon eksperiencën në burg

Artistja e njohur Elsa Lila ka rrëfyer momentet e vështira të cilat ka kaluar në jetë, dhe një prej tyre ishte arrestimi i saj në shtetin italian para një viti.
Elsa Lila pjesë e “Ferma Vip”, e ulur në oborr gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e tjerë ka treguar se izolimi i saj në fermë i sjell kujtime nga ato momente të errëta që ka kaluar.
“Më ngjan shumë, në shumë aspekte me atë eksperiencë që kam kaluar aty, janë disa paralelizma.” – ka treguar artistja.
Elsa Lila u arrestua nga autoritetet italiane në mars të vitit 2023 dhe siç e tregon dhe ajo pas disa javësh u lirua pasi akuzat ndaj saj ranë poshtë. Ajo tregon se si përllogariste ditët e mbetura të dënimit të vajzave e grave që ndodheshin aty, të cilat sipas saj, ishin kryesisht të paarsimuara.
“Një nga punët që kam bërë aty brenda, se morën vesh që kishte shkuar një e kulturuar, se shumica ishin vajza deri në klasën e 5. Vinin tek une dhe iu tregoja histori, iu lexoja libra dhe një gje që më kërkonin ishte: Të lutem më përllograrit se kur do dal?
“Unë aty improvizoja nuk është se e dija. Ishin analfabetë dhe nuk e dinin se kur do dilnin, me vite aty e humbisnin kohën. Ishte shumë e vështirë ta përllogarisja sepse nuk e dija.”
Artistja ndër të tjera tregon se ajo vetë ishte e qetë sepse e dinte se do dilte shumë shpejt, por më tronditëse ishte kur tregoi se përdhunimi ishte një abuzim prezent në burg, edhe pse ishte një burg vetëm me gra.
“Unë e dija që do dilja, por e di sa më dhimbëseshin. Sepse unë e dija se do dilja e kisha të sigurtë. Kishte edhe përdhunuese, kanë përdhunar që çke me të.”


