Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin!

Showbiz

Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e

Një ditë më parë, Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj. Ajo ka zbuluar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Moderatorja e njohur është bërë nënë e një vajze, të cilës i ka vendosur emrin Freya. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi nga momentet e para me vogëlushen.

Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e

“Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, ka shkruar Jona Spahiu bashkëngjitur në fotot që janë pëlqyer menjëherë nga ndjekësit e saj. Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë përgëzuar për zgjerimin e familjes.

Jona Spahiu, njihet prej vitesh për stilin e saj, profesionalizmin dhe lidhjen e veçantë me publikun. Me ardhjen në jetë të Freyas, ajo po përjeton një kapitull të ri të jetës familjare, i cili, siç ka treguar edhe vetë, është i mbushur me dashuri dhe lumturi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion