“Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera”, Arbenita Ismajli shpërthen kundër spitalit ku lindi vajzën

Showbiz

“Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera”, Arbenita Ismajli

Në muajin prill, Arbenita Ismajli dhe Fero u bënë prindër për herë të parë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Arbenita vendosi që vogëlushen ta sillte në jetë në një sptal në Gjermani, vend në të cilin dyshja jetojnë prej kohësh. Mirëpo sot që ka kaluar 1 muaj nga lindja e vogëslushes së tyre, Arbenita ka shpërthyer në akuza kundër spitalit në të cilin lindi.


Ajo ka treguar se ky spital ka një website, në të cilin publikon foto dhe emrat e të gjithë bebuashave që vijnë në jetë atje. Mirëpo e vogla e Arbenitës dhe Feros nuk duket gjëkundi dhe kjo e ka revoltuar shumë modelen. Arbenita shprehet se kjo e bën të ndihet e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje dhe se është mosrespekt i madh nga ana e spitalit. Nuk e dimë nëse ky është një rast racizmi, duke qenë se Arbenita dhe Fero janë shqiptarë, por këtu modeles shqiptare i japin me siguri të gjithë të drejtë.

“Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera”, Arbenita Ismajli

“Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps vajza ime ka lindur në 24 prill”, shkruan Arbenita.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion