"Na ke krahë në çdo moment", vjen reagimi i parë në BBVIP nga familjarët për Eglin!
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2025, 21:57
Showbiz

Gjatë Big Love Egli Tako ka marrë një mesazh emocional nga nëna e saj, i cili u shfaq në ekran.
Në mesazhin prekës, nëna e Eglit e falënderon atë për sjelljen e saj të matur dhe për faktin që nuk ka ofenduar askënd në shtëpinë e BBVIP.

“Mamka. Faleminderit që nuk ke ofenduar njeri. Faleminderit që i ke dhënë një përqafim në moment të vështirë edhe atyre që janë sjellë keq me ty.
Na mungon shumë dhe mos harro na ke krahë në çdo moment", shkroi ajo.


