Ish-banorja e BBVIP4 thumbon Eglin: As familjarët nuk mbështesin lojën tënde në Big Brother!
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2025, 21:34
Showbiz

Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka komentuar lojën në BBVIP4 të Eglit dhe raportin e saj me Gjestin.
Xheladinaj ka guxuar me deklaratën duke u shprehur se aktoren nuk e mbështesin as familjarët për lojën që po bën, pasi janë kundër lidhjes me Gjestin.
“Mua më bën përshtypje se në asnjë studio televizive nuk kam parë të afërmit e Eglit të flasin për lojën e saj.
Dhe kjo tregon në heshtje që familjarët e saj nuk janë dakord me këtë Egli që po shohin në Big Brother", është shprehur Xheladinaj.


