NASA paralajmëron: Asteroidi vrasës 2024 YR4 mund të godasë planetin Tokë!

Një asteroid që është mjaft i madh për të zhdukur një qytet ka një shans 1 në 43 për të goditur planetin tonë në vitin 2032. Por sipas llogaritjeve të reja, ka një shans edhe më të vogël që ai të përplaset në Hënë në vend të kësaj.
Ky asteroid quhet 2024 YR4 mund të godasë planetin tonë në 22 dhjetor, shumë vite më vonë.
Sipas NASA-s, shanset e përplasjes janë 2.3%, por në fakt kjo është dyfish krahasuar me parashikimin e bërë nga Agjencia Evropiane e Hapësirës në fund të Janarit. Pra, kalohet pragu 1% dhe shtohet shqetësimi tek autoritetet e shumta për mbrojtjen.
Shkëmbi hapësinor për të cilin flitet, nga distanca nuk përbën ndonjë kërcënim. Ka një gjatësi nga 40-90 m dhe është si “një guralec” krahasuar me atë që thuhet se shfarosi dinozaurët.


