Video/ Rrëzohet avioni në aeroportin e Torontos, raportohet për të plagosur!

Bota

Video/ Rrëzohet avioni në aeroportin e Torontos, raportohet për

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Toronto.

Mediat vendase bëjnë me dije se avioni i kompanisë Delta Airlines është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos. Fotot në rrjetet sociale tregojnë avionin të kthyer përmbys në dëborë.

Të paktën 8 persona kanë mbetur të lënduar, nuk dihet për viktima ndërsa raportohet se mjeti një Bombardier CR900 po fluturonte nga Minesota në Toronto.

“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes, që përfshin një aeroplan të Delta Airlines që ishte nisur nga Minneapolis.

Ekipet e urgjencës po përgjigjen”, njofton aeroporti në ‘X’.

ME TE LEXUARAT