Moment viral/ Dhëndri boss i ngjit paratë në ballë me dhunë nuses së ardhshme

Showbiz

Moment viral/ Dhëndri boss i ngjit paratë në ballë me

Një video virale po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime të shumta. Në pamjet e filmuara gjatë një dasme, një dhëndër i ardhshëm përfiton nga rasti për t'i propozuar nuses së ardhshme.

Ai ulet në gjunjë, i nxjerr unazën dhe më pas e lan me para duke u ngjitur kartmonedha në ballë egërsisht. Dhëndri më pas e lan nusen e ardhshme në një tufë parash që ia hedh mbi kokë.

Momenti, i filmuar nga të ftuarit, ka ngjallur reagime të ndryshme. Disa e kanë parë si një gjest argëtues dhe traditë të pazakontë për të treguar bujari, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si veprim të tepruar dhe jo dinjitoz për një ceremoni dasme.

Pavarësisht polemikave, videoja ka marrë mijëra shpërndarje dhe komente brenda pak orësh, duke u kthyer në një nga temat më të përfolura në rrjet.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion