Vatra zjarri në Borizanë të Krujës, flakët 1 kilometër larg depove të dinamitit

Aktualitet

Vatra zjarri në Borizanë të Krujës, flakët 1

Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme fshatin Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve në Krujë.

Bëhet me dije se zjarret janë të qëllimshëm nga banorë të zonës. Për shuarjen e flakëve është përfshirë reparti zjarrfikës i rrethit me të gjitha mjetet dhe personelin që ka në dispozicion.

Sakaq, flakët janë përhapur edhe nga era e fortë, duke djegur disa hektarë të tërë me pisha të reja. Por situata është edhe më alarmante, pasi rreth 1 km nga vatra e zjarrit ndodhet depo e dinamitit nga e cila furnizohen guroret.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion