Moderatori i njohur e pranon hapur: Kam bërë BOTOKS, ja ç’më bënë dikur kur e morën vesh…

Showbiz

Moderatori i njohur e pranon hapur: Kam bërë BOTOKS, ja

Ditën e sotme në “E Diell” në Top Channel në rubrikën Trotuar është diskutuar në lidhje me mitin e standardeve të bukurisë dhe se çfarë fshihet vërtetë pas ekraneve. Teksa kanë qenë duke diskutuar në panelin e të ftuarve kur u pyet nga Nevina, Bledi u shpreh se ka bërë botoks jo për të qenë një tjetër person dhe për të ndryshuar fizikisht, por për t’u ndjerë më i përmirësuar dhe më i përmbajtur.

Unë kam bërë botox, dy herë deri tani por nuk kam mbjellë flokët megjithëse ma kanë ofruar këtë gjë falas, nuk kam bërë operacione plastike si përshembull qeskat e syve që unë e kam patur një problem që i ri dhe për shkak të regjimit që kam.

Unë nuk kam pranuar sepse dua t’i qëndroj dhe asaj që thashë më herët. Pra të jetë Bledi por i mirëmbajtur dhe i përmirësuar, jo një Bledi tjetër.

Më pas kur Nevina e pyeti nëse paragjykohen çunat që kujdesen për veten, Bledi u përgjigj duke thënë:

Besoj që jo, në këtë kohë jo. Fillimisht kur kam bërë botoks këtu e disa vite më parë më masakruan me mesazhe, por mua nuk është se më bën përshtypje. TCH

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion