“Mes meje dhe Heidit…”/ Françeska: Nuk e diskutoj që Egla dhe Meritoni janë në finale

Showbiz

“Mes meje dhe Heidit…”/ Françeska: Nuk e diskutoj
Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, Françeska Murati ka folur për banorët që mund të shkojnë në finalen e madhe të “Big Brother VIP3”.

Françeska u shpreh se Egla dhe Meriton Mjekiqi e meritojnë jashtëzakonisht shumë finalen dhe nuk e vë në dyshim këtë gjë.

Ndërsa nëse do kishte një vend tjetër për në finale, Murati u shpreh se mes saj dhe Heidi Bacit, kjo e fundit mund të ketë më shumë fansa, mbase edhe nga “Grande Fratello”.

“Unë nuk e diskutoj që ti do të jesh në finale, as që nuk e diskutoj që do jetë Meritoni, sepse të dy e meritoni jashtëzakonisht shumë. E meritoni dhe as nuk e vë në dyshim këtë gjë. Pastaj nëse është një vend i fundit dhe ngel midis meje dhe Heidit… Unë e di që ajo ka një publik të madh, mbase nga Grande Fratello. Dashuria i ka dhënë një vëmendje shumë më të madhe se sa mund të kem pasur unë. Kështu që unë jam në paqe me këtë fakt”, tha Françeska.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion