Vrasja e shqiptares në Greqi, video nga debati i çiftit pak ditë para tragjedisë, thirrjet e Enkelejdës për ndihmë

Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Greqi, video nga debati i çiftit pak
Mbarë opinionin publik në Shqipëri dhe në Greqi është tronditur nga vrasja brutale e 40-vjeçares, Enkelejda Danaj.

40-vjeçarja fatkeqe u vra me thikë nga burri i saj, Eduart Danaj, mëngjesin e sotëm në Athinë, teksa po shkonte në punë.

Mediat në Greqi raportuan më herët se Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici bashkëshortin për dhunë në famlije.

Ndërsa protothema.gr ka publikuar një video ku dëgjohet momenti kur viktima debaton me burrin që e vrau, video kjo e regjistruar të hënën e kaluar. Në video dëgjohen britmat dhe ulërimat e 40-vjeçares.

Sipas protothema.gr Enkelejda Danaj kishte denoncuar se partneri i saj ishte bërë i dhunshëm dhe kishte filluar të konsumonte sasi të mëdha alkooli.

Denoncimi i fundit ishte bërë më 7 maj të këtij viti, një ditë pas sherrit të dokumnetuar në videon e mësipërme. Pas denoncimit u urdhërua një ekspertizë mjeko-ligjore për 40-vjeçaren, të cilës iu dhanë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshironte, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.

“Babi vrau mamin”, ka bërtitur vajza e 40-vjeçares Një qytetare e Menidit është tronditur kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe përveç vitkimës ka parë edhe vajzën e 40-vjeçares në gjendje shoku.

Ajo po fliste në telefon duke thënë se babai i saj i kishte vrarë nënën.


“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha se ‘ndoshta është nëna ime’, ndërsa ajo qante dhe bërtiste”, thotë dëshmitarja.

“Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi tregoi fotografinë në polici u tha se babai i saj e vrau atë”, shtoi gruaja.

Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion