Meritoni, Ilnisa dhe Egla Ceno ne nominim, dy shpetojne, njeri del te shtunen
Te tre te mbyllur ne nje dhome.
Keshtu perfunduan Meritoni, Ilnisa dhe Egla Ceno pas perjashtimit nga shtepia e BBA VIP.
Edhe pse u anoncua perjashtimi i tyre nga drejtuesi i spektaklit, atyre iu dha mundesia te shkojne ne nje ambient te vecuar qe ne fakt ishte dhoma ku Egla ka qendruar 48 oret e fundit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasi mberriten aty Meritoni dhe Egla thane se kane kerkuar falje per gabimet qe kane bere ndersa duket se ata do te shkojne ne televotim deri te shtunen per te pare se cfare do te ndodhe me fatin e tyre.
Ledion Lico theksoi se te shtunen, ne varesi te publikut, dy prej tyre do shpetojne ndersa nje tjeter do eleminohet nga rezultati i televotimit.
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi jane nxjerre nga shtepia e Big Brother.
Ledion Lico lexoi zarfin e ri ku tha se eshte vendosur skualifikimi i tyre pasi kane shkelur rregullat duke perndjekur Egla Cenon pavaresisht paralajmerimeve te persritura ndaj tyre.
Pasi kane dale nga shtepia, Meritoni dhe Ilnisa jane derguar ne dhomen e zeze ku jane lene ne pritje.
Nderkohe ne ekran jane shfaqur pamje nga dhoma e bardhe ku Egla Ceno ka kaluar 48 oret e fundit.
Egla Ceno u kerkua te dale nga shtepia dy dite me pare pas incidentit me Meritonin ku i hodhi pije ne fytyre.
Kjo ndodhi pasi Meritoni e ndoqi Eglen neper shtepi gjate disa situatave duke e ngacmuar nderkohe qe Ledion Lico e cilesoi kete veprim si perndjekje, njejte sic e cilesuan edhe disa banore./lajmifundit.al