Mobilizim pas vendimit të Hagës, qytetarët mblidhen te zyrat e EULEX-it: "O Hashim ku je!", forcat speciale rrethojnë zonën

Kosovë&Rajon

Mobilizim pas vendimit të Hagës, qytetarët mblidhen te zyrat e
Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Vendosja e forcave policore vjen në kohën kur një numër qytetarësh janë mbledhur pranë zyrave të EULEX-it për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara kanë dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Prania e shtuar policore është pjesë e masave të sigurisë në zonën pranë zyrave të EULEX-it, ku janë mbledhur qytetarë pas shpalljes së aktgjykimit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion