“Më thanë s’mund të hysh në Shkodër”, Rogerti ‘trondit’ rrjetin me video sfiduese

Showbiz

“Më thanë s’mund të hysh në Shkodër”,

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, ish-banori Rogerti është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë përmes një videoje që është bërë virale dhe ka nxitur reagime të shumta.

Pamjet u publikuan fillimisht nga Don Phenom, ndërsa më pas u ripostuan edhe nga vetë Rogerti në InstaStory. Në video dëgjohet Don Phenom duke thënë: “Ja pra bomba në Shkodër”.

 

Më tej, Rogerti shfaqet me një ton sfidues duke iu drejtuar dikujt: “Ku jeni? Unë jam këtu, po ju? Ku jeni ju? Hajde, a keni? Se më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër. Ja pra ku jam, hajde he!”.

Nga deklaratat e tij, duket se ai i përgjigjet personave që më parë i kishin thënë se nuk mund të shkonte në qytet, duke e kthyer videon në një mesazh të drejtpërdrejtë sfidues.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, duke gjeneruar diskutime të shumta. Krahas reagimeve mbështetëse, nuk kanë munguar as kritikat nga përdoruesit, të cilët kanë vënë në pikëpyetje mënyrën e komunikimit dhe sjelljen e tij pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.

ME TE LEXUARAT