Me pushime në jug, Daily Mail shkruan për Dua Lipën dhe Shqipërinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në Jug të vendit, ku po shijon disa ditë pushime me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid.
Ajo ka publikuar vazhdimisht foto në Instagramin e saj duke promovuar kështu dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Duket se artistja po i shijon momentet në bregdetin jonian, teksa nuk kanë munguar as vizitat në vendet historike, si Kalaja e Krujës dhe Parku Kombëtar i Butrintit.
Bukuria e Rivierës Shqiptare dhe aventurat e Duas kanë tërhequr vëmendjen e tabloidit britanik, Daily Mail. Pasi shkruan për pozat sensuale dhe veshjet me klas të 25-vjeçares, gazeta tregon për origjinën e artistes dhe vendodhjen e fotove.

Në një video të postuar në Instagram, ndërsa ia merr valles nën ritmet e këngëve popullore, Dua thotë se kjo është mënyra si i tregon të tjerëve origjinën e saj, pa qenë nevojë ta shpjegojë me fjalë.

Daily Mail, ndër të tjera kujton se këngëtarja e dhjetëra hiteve erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës së bashkisë, Adopto një Kopsht”.

Ndërtimi i kopshtit numër 42 në kryeqytet do të financohet nga “Sunny Hill Foundation” .