Loredana fut në sherr Eglin dhe Gjestin! Këngëtari: Pse bëhesh xheloze?!

Loja mes Gjestit dhe Loredanës ka mërzitur Eglin, pasi këngëtari e akuzon aktoren se nuk e ka kuptuar në strategjinë e saj.
Nga ana tjetër Egli i është përgjigjur se ka bërë të kundërtën por ka qene vetë Loredana që e ka kuptuar se po ndodhte një lojë.
Pjesë nga debati:
Gjesti: Në atë minutë që reagoi kjo ma prishi mua komplet
Egli: Ti besove për vete se unë u bëra xheloze, ça të prisha unë.
Gjesti: Po nuk është dashur
Egli: E besove ti, jo më Lori, që ishe duke më shkelur syrin e prapë besove. E kur shkova të ulesha te shkallët më the hajde këtu se dua të rri me ty, nuk dua ta bëj këtë gjë. Lëre tani se u bëre pishman që s’e vazhdove dhe do të ma ngecësh mua.
Gjesti: Mirë se të duash.
Egli: Lojën e ke patur të hapur, vetëm të kam ndihmuar
Gjesti: O tri hipoteza kam dashur të bëj me atë lojë, të bëja Valbonën…, mos më bëj të flas tani
Egli: Unë ta mbajta lojën, unë nisa dhe aktrova po ti s’më ke kuptuar
Gjesti: Ajo e mendoi se unë po luaja me ty
Egli: Po e di, e kuptova.


