Lirohet nga burgu, Meriton Mjekiqi reagon për herë të parë pasi la qelinë

Showbiz

Lirohet nga burgu, Meriton Mjekiqi reagon për herë të parë

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas episodeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike muajin e kaluar, kur u përfol për një përleshje fizike që solli lëndime të rënda trupore tek viktima.

Lirohet nga burgu, Meriton Mjekiqi reagon për herë të parë

Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi njoftoi përmes InstaStory se gjykata e liroi nga masa e arrestit.

Ai falënderoi avokatët për përkushtimin dhe profesionalizmin, si dhe publikun për mbështetjen dhe mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe.

Në postimin e tij, Mjekiqi shihet pranë avokatëve, duke përcjellë mesazhin e falënderimit për të gjithë ata që qëndruan pranë tij gjatë momentit të vështirë./TAR

ME TE LEXUARAT