Meritoni zbulon nëse takoi prindërit e Ilnisës pasi doli nga BBV

Showbiz

Meritoni zbulon nëse takoi prindërit e Ilnisës pasi doli nga BBV

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi Ledion Liço ngacmoi pak çiftet e krijuara në këtë edicion të tretë të reality show-t.

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u shprehën se janë të lumtur, por që kanë vendosur që t’a ruajnë anën e tyre private.

Të pyetur nga Liço nëse kanë takuar prindërit e njëri-tjetrit, Meritoni u përgjigj: “Kemi vendosur që m’i ruajtur gjërat shumë private”.

Pjesë nga biseda:

Ledioni: Juve çifti i dashuruar, kemi ndonjë lajm, keni qenë në ndonjë farmaci së fundmi?

Meritoni: Vazhdo Ilnisë

Ilnisa: Fol ti shpirt

Meritoni: Në fakt jemi shumë të lumtur

Ledioni: Dukeni, ore dukeni më të lumturit në botë

Meritoni: Kemi rënë dakord që të ruajmë pak anën tonë private. Kemi planet tona, duke filluar që nga planet e punës që i kemi, po ashtu edhe te pjesa e jetës tonë që janë ditore.

Ledioni: E ke takuar mamin apo babain e Ilnisës dhe anasjelltas?

Meritoni: Kemi vendosur që m’i ruajtur gjërat shumë private

Ledioni: Edhe nga familjarët?

Meritoni: Po private është edhe familja

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion