Avokati i Berishës u dhunua me leva nga 3 persona, dëshmitarët: Autorët kishin kapele dhe...

Aktualitet

Avokati i Berishës u dhunua me leva nga 3 persona, dëshmitarët:

Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut.

Sipas dëshmitarëve okularë, agresorët e kanë sulmuar dhe goditur Sokol Mëngjesin. Ata kanë treguar se avokati i Sali Berishës ka tentuar të largohet, por ka rrëshqitur duke goditur kokën në trotuar.

Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga polici, teksa raportohet që kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele.

Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme ndërsa na spital ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion