U dhunua nga tre persona, avokati i ish-kryeministrit Berisha futet në intubim

U dhunua nga tre persona, avokati i ish-kryeministrit Berisha futet në intubim. Sokol Mëngjesi u sulmua nga tre persona të pamaskuar në mes të ish-bllokut, pasi dërgonte fëmijët në kopësht.
Ndërsa policia arriti të identifikonte vetëm një prej autorëve, falë kamerave të sigurisë.
Mëngjesi, sipas dëshmitarëve okularë është goditur me doreza hekura në pjesë të ndryshme të trupit.
Ata po ashtu kanë treguar se avokati ka tentuar të largohet, por është rrëzuar dhe ka goditur kokën në trotuar.
Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga policia.
Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.


