Rrëzohet nga shkallët teksa punonte në rafinerinë e naftës, përfundon në spital 51-vjeçari

Aktualitet

Rrëzohet nga shkallët teksa punonte në rafinerinë e

Një 51-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar nga shkallët, teksa ishte duke punuar në rafinerinë e naftës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë të Fierit.

Njoftimi i medias:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion