”Korrupsioni” në Big Brother, Luizi flet hapur: Mbaron vetëm me këtë veprim të produksionit

Showbiz

”Korrupsioni” në Big Brother, Luizi flet hapur: Mbaron

Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli me mënyrat e tij ka shprehur disa herë pakënaqësitë që ka ndaj produksionit.

Së fundmi, teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh, Luizi ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara.

Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerrë atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi.

 “Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën”,-tha Luizi.

Kujtojmë se disa javë më parë ishim shumë afër një noniminimi “kokë më kokë” me Oltës dhe Luizit, por në momentin e fundit “Vëllai i Madh” ndryshoi rregullat duke çuar të gjithë banorët në nominim dhe duke shmangur kështu nominimin me Olta-Luiz.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion