Çfarë pritet të ndodhë me ish-ministrin Saimir Tahiri ditën e sotme? Zbardhen detajet

Aktualitet

Çfarë pritet të ndodhë me ish-ministrin Saimir Tahiri

Ditën e sotme, ish-ministri Saimir Tahiri del para gjykatës për çështje të kërkuara prej tij.

Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg. Seanca e parë nisi në orën 09:30 ndërsa tjetra në 14:15. 

Në njërën prej çështjeve kërkohet njohja e shërbimit të provës ndërsa në çështjen tjetër kërkohet ulja e dënimit vjetore e parashikuar për sjellje të mirë.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion