Pritet përkeqësim i motit, njoftimi i minutës së fundit per zonen detare ne vend

Aktualitet

Pritet përkeqësim i motit, njoftimi i minutës së fundit per

Këtë të premte është vendosur pezullimi i mjeteve të vogla në Vlorë për shkak të parashikimeve për përkeqësim të motit.

Ndërkaq, lundrimi për tragetin Vlorë-Brindisi do të vijojë normalisht.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 10 Mars 2023 duke filluar nga ora 10.00 datë 10.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Në bazë të kësaj situate pezullohet në Vlorë lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Vijon lundrimi për tragetin Vlorë-Brindisi”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion