Humbi jetën në aksidentin tragjik ne mbikalimin e Saukut, kjo është 23-vjeçarja nga Tirana (FOTO)

Aktualitet

Humbi jetën në aksidentin tragjik ne mbikalimin e Saukut, kjo

TIRANË- Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku humbën jetën 2 vajza dhe një djalë.

Vajza në foto është Sikela Përroji, 23-vjeç nga Tirana. Ajo ishte një nga viktimat e aksidentit.

Së bashku me Erisilda Abedinin, Sikela ishte në mjetin "Audi A8" të drejtuar nga Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ndërroi jetë.

20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.

Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim.

‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion