Këngëtarja dhe reperi i njohur shqiptar bëhen prindër për herë të parë

Showbiz

Këngëtarja dhe reperi i njohur shqiptar bëhen prindër

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Arta Hajra, dhe partneri i saj, reperi i njohur Ardit Kantarxhiu, i njohur si Arday, kanë hyrë në një kapitull të ri të jetës së tyre duke u bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur për ardhjen në jetë të djalit të tyre ata e ndanë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku postuan edhe disa fotografi të vogëlushit, duke i dhënë një pamje të ngrohtë dhe personale kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

“Mirëseerdhe në jetë, djali jonë i vogël! T’rujt Zoti i madh!”, shkroi Ardit në postimin e tij, duke konfirmuar kështu edhe zyrtarisht lajmin e pritshëm me padurim nga fansat e tyre.

Arta dhe Arday janë tashmë një çift i konsoliduar në skenën muzikore shqiptare, tani po përjetojnë një ndryshim thelbësor personal, duke nisur rrugëtimin e prindërimit me të gjitha sfidat dhe gëzimet që sjell një jetë e re.

Ndjekësit e tyre kanë reaguar menjëherë me urime dhe mesazhe mbështetëse, duke i uruar çiftit një jetë të gjatë, të lumtur dhe plot bekime familjare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion