Përfundon puna e qendrave të emigrantëve në Gjadër, media italiane: Ja kur pritet jenë funksionale

Politikë

Përfundon puna e qendrave të emigrantëve në Gjadër,

Përfundon Puna në qendrat e emigrantëve në Gjadër.

Sipas mediave italiane këto kampe që do të menaxhohen nga qeveria italiane pritet të jenë funksionale javën që vjen.

Sipas ‘TgCom’, kampi i Gjadrit është dorëzuar të mërkurën dhe janë duke u bërë përgatitjet e para.

“Brenda një jave ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare”, shkruan media italiane.

Ndërtimi i dy qendrave një në Gjadër dhe një në Shëngjin përfaqëson një nga pikat themelore të marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës, e cila synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.

Me memorandumin e mirëkuptimit, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane do të mund të transferohen në kampet shqiptare.

ME TE LEXUARAT