Këngëtari i njohur revoltohet me mediat: Duan të më nxjerrin si të sëmurë

Këngëtari i njohur Justin Bieber është irrituar me median prestigjoze “Variety”.
Teksa shkruante për suksesin e këngës së tij me Ariana Granden, “Stuck with you”, të gjithë vëmendjen e artistit e rrëmbeu fotoja e përdorur.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, Bieber u shpreh se mediat ende përdorin fotografi jo të këndshme në kohën kur ai kishte mustaqe dhe sipas tij këtë e bëjnë që ai të duket i sëmurë.

“Unë jam akoma në shok, që ende i përdorin këto fotografi të miat. Po ju them se media dëshiron të zgjedhë fotot e mia të këqija për të bërë të dukem sikur nuk jam mirë… Ka pasur fotografi të panumërta që mediat mund t’i marrin, por ata ende vazhdojnë me këtë për të më bërë të dukem i sëmurë dhe jo mirë, nuk është e drejtë.”- shkruan ai.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, Variety e ndryshoi foton dhe e zëvëndësoi me një tjetër imazh të Justin Bieber.


