Paralajmëron simptomat, Pentagoni prezanton mikroçipin që zbulon COVID-19

Covid-19 ka pushtuar planetin prej më shumë se një viti, duke marrë shumë jetë njerëzish.
Shumë vende, ndonëse nuk e kanë vendosur si kusht injektimin e detyrueshëm të vaksinave, kanë vendosur sanksione për ata që refuzojnë, duke i detyruar në një farë mënyrë që të marrin dozat mbrojtëse.
Duke ecur me këto ritme, nuk do të jetë e largët dita, kur nën lëkurën tonë të na vendosen mikroçipë, të cilat do të shërbejnë për të kontrolluar gjendjen tonë shëndetësore dhe problemet e tjera, raportojnë mediat italiane.
Mediat italiane tregojnë se kjo mund të bëhet realitet më herët nga se ishte parashikuar.
Ata janë të mendimit, se me vendosjen e mikroçipit nën lëkurë, mund të zbulohet evolucioni i simptomave të COVID-19 në organizëm.
“Me anë të kësaj teknologjie ne mund të marrim informacione mbi ecurinë e virusit në organizëm në më pak se 5 minuta.
Është si një sensor, që vendoset poshtë lëkurës sonë dhe na tregon se si këto infeksione depërtojnë në trup.
Duke qenë se sot ne ata na detyrojnë të vaksinohemi e të marrim të ashtuquajturën pasaportën e gjelbër të vaksinimit, me të njëjtën parim, mund të na imponojnë që të vendosim një mikroçip në lëkurë”, është shprehur mjeku infeksionist Matt Hepburn.


