Jemi gati të sulmojmë Iranin, Izraeli bën paralajmërimin e fuqishëm

Bota

Jemi gati të sulmojmë Iranin, Izraeli bën paralajmërimin e

Forcat e armatosura të Izraelit janë gati të sulmojnë Iranin, deklaron ministri izraelit i Mbrojtjes.

Të enjten, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz gjatë një interviste me Ynet neës tha se ata ishin të gatshëm të sulmonin Iranin.

Ministri gjithashtu theksoi se Tel Aviv e cilëson të rëndësishëm mobilizimin e ndërkombëtarëve për të kundërshtuar ndikimin e Iranit në rritje.

“Ne nuk mund ta etiketojmë Iranin vetëm si një problem izraelit dhe të lëmë menjëanë pjesën tjetër të botës nga kjo çështje.”

Kur u pyet, Gantz konfirmoi se ai po fliste për kombet aleate që mbështesnin veprimet ushtarake kundër Iranit. “Bota duhet të merret me Iranin, rajoni duhet të merret me Iranin dhe Izraeli gjithashtu duhet të bëjë pjesën e tij në këtë situatë,” tha ai.

 

ME TE LEXUARAT