“Je në gjendje të bësh gjithçka për lojë”, Rizarta debat me Gjestin: Moralin tim po e përdor…

Showbiz

“Je në gjendje të bësh gjithçka për

Mbrëmjen e sotme teksa Gjesti ka qenë duke gatuar ai ka debatuar me Rizartën e cila i tha se e ka ofenduar rëndë kur ai u shpreh se ajo nuk ka moral dhe dinjitet.

Ata kanë vazhduar debatin e tyre dhe Gjesti u shpreh se Rizarta sipas tij është e gatshme të bëjë gjithçka për lojë.

A u takua me Gjestin? Egli në lot, publikohet momenti para se të dilte nga BBV 4

Pjesë nga debati:  

Rizarta: Gjesti ti mbrëmë the që unë isha pa moral dhe pa dinjtet.

Gjesti: Po, që futesh në krevat për lojë.

Rizarta: Ti e the këtë dhe ky është ofendim. Ofendimi më i madh që mund ti bësh një vajze.

Gjesti: Unë e pata në kontekstin që ti ke ardhur në krevat me mua për lojë.

Rizarta: Po, sepse është detyrë. 

Gjesti: Përderisa ti vjen je e gatshme për lojë të flesh me dikë ti nuk mund të thuash që Vëllai i Madh më ka detyruar. Nëse ti nuk do të flesh me dikë nuk të detyron askush, natën e mirë. 

Rizarta: Ti kërkove të hedhësh poshtë moralin dhe dinjitetin tim. 

Debati mes tyre ka vazhduar kur Rizarta i tha:

Nuk je ti këtu ai që tregon moralin dhe dinjitetin, ti ke moralin tënd dhe shiko veprimet e tua. Mbaj përgjegjësi për ato që bën vetë. Ne të tjerët mbajmë përgjegjësi për veprimet tona. 

Gjesti i tha:

Për mua kështu je, çfarë të them?

Rizarta: Ti mëso njëherë çfarë është morali dhe pastaj trego a e ka dikush apo jo. 

Gjesti: Ti çdo gjë e bën për lojë. 

Rizarta: Ku qëndron problemi këtu?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion