Protestat në Athinë, "digjet" Parlamenti grek

Bota

Protestat në Athinë, "digjet" Parlamenti grek

Protestat në Athinë kanë qenë të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Situata u përshkallëzua rreth orës 22:00, kur disa individë me kapuç hidhnin bomba molotov, gurë dhe objekte të tjera afër shtatores së Ushtarit të Panjohur, në sheshin “Sintagma”, përballë parlamentit.

Kjo shkaktoi përplasje me policinë, e cila reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, policia ka realizuar disa arrestime gjatë këtyre ngjarjeve.

Përveç Athinës, incidente të ngjashme janë regjistruar edhe në Selanik, ku protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave si pjesë e veprimeve të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion