“Ju lutem bëjeni menjëherë”, avionui i pasagjerëve i afrohet rrezikshëm "Air Force One"

Bota

“Ju lutem bëjeni menjëherë”, avionui i

Një aeroplan pasagjerësh iu afrua rrezikshëm avionit Air Force One të Presidentit të ShBA-së Donald Trump, gjatë rrugës për në Britaninë e Madhe.

Siç raporton Blick, avioni ishte një i linjës Spirit Airlines. Aeroplani gjigant Boeing 747 i presidentit po fluturonte mbi Nju Jork kur avioni Spirit iu afrua vetëm pak miljesh avionit presidencial, transmeton Klankosova.

“Ju lutem bëjeni menjëherë”, avionui i

Kontrollorët e trafikut ajror menjëherë u dhanë udhëzime pilotëve të avionit të pasagjerëve të ndryshonin kursin. Një fragment i trafikut të dyshuar në radio po qarkullon aktualisht në X.

Zëri i operatorit të radios më pas u bë më i lartë. “Ju lutem bëjeni – menjëherë!”

Pas disa minutash, pilotët më në fund reaguan dhe rreziku u shmang, me kontrollorin e trafikut ajror që e paralajmëroi ekuipazhin të ishte i kujdesshëm në të ardhmen.

Trump dhe shoqëruesit e tij më në fund arritën të zbarkonin shëndoshë e mirë në Britaninë e Madhe. Presidenti i SHBA-së është aktualisht në një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar me gruan e tij, Melania. /Klankosova

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion