“Jam pataksur”! Babai i Sarës e paralajmëroi se do e padiste, Ledjon Liço mbështet Sarën

Showbiz

“Jam pataksur”! Babai i Sarës e paralajmëroi se do e

Disa ditë më parë në rrjetet sociale doli një intervistë e babait të Sara Gjordenit, ku tregon se divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë dhe mohon deklaratat e Sarës për dhunë.

Madje ai ka mohuar akuzat e Sarës, ku më herët e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar se i ati e ka helmuar. Babai i Sarës, Artur Gjordeni, e ka paralajmëruar ish-banoren e “BBVIP 3” se do ta ndjekë penalisht.

Ledjon Liço gjatë një bisede me Sarën gjatë spektaklit i shprehu mbështetjen e tij në lidhje me situatat e fundit që kanë të bëjnë me të babanë e saj dhe shprehet: Më vjen keq si babai i një vajze, kur dëgjoj babanë e një vajze të flasë në atë mënyrë.

Realisht jam i pataksur dhe nuk do të doja që asnjë burrë të flasë ashtu për vajzën e tij, sepse është qesharake dhe e panevojshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion