Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e futbollit

Sport

Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e futbollit

Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e futbollit Korçar Teodor Vaso. Vaso është ndarë nga jeta në moshën 83-vjecare.

Heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.

Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.

Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion