Ivanka Trump ndan kujtimet e qershorit, në foto edhe Shqipëria

Showbiz

Ivanka Trump ndan kujtimet e qershorit, në foto edhe Shqipëria

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor.

Pjesë e fotove ishin edhe vizita në Shqipëri disa ditë më parë para se të merrnin pjesë në ‘dasmën e shekulllit’ në Venecia të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

“Mirupafshim qershor”, ka shkruar Trump krahas fotove.

Ivanka Trump ndan kujtimet e qershorit, në foto edhe Shqipëria

Së bashku me bashkëshortin e saj biznesmenin Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, Ivanka Trump vizitoi Vlorën më 26 qershor.

Pasi vizituan gjirin e Vlorës me mjet lundrues tip Jaht, ata darkuan në një restorant në Vlorë.

Ivanka Trump ndan kujtimet e qershorit, në foto edhe Shqipëria

Pasi kanë qëndruar disa orë, kanë ata kanë pritur dhe perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit, aty ku do të investohet një projekt prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Ata kanë konsumuar darkën, kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond dhe janë larguar sërish me mjet lundrues.

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.

Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion