“Isha çift me një vajzë...”/ Ish-banorja zbulon nëse dëshiron të rikthehet në “Big Brother VIP”

Showbiz

“Isha çift me një vajzë...”/ Ish-banorja zbulon

"E pashë dhe ishte pak më ndryshe, nuk e di pse ishte bërë Big-u çifte-çifte"

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Ola Zenelaj, ka qenë pjesë e rubrikës, “Të Guximshmit” në “E Diell”.

Teksa po ecnin në këmbë nga Valbona për në Theth, moderatorja Irini Meçe e ‘ngacmoi’ pak Olën. Ajo i kërkoi ish-banores që të tregonte për publikun një ëndërr që ua kishte thënë atyre më para.

“Isha çift me një vajzë...”/ Ish-banorja zbulon

Ola tha se kishte parë sikur kishte hyrë sërish në “Big Brother VIP”, por që kësaj radhe ishte ndryshe.

E pyetur nga moderatorja nëse do donte të ishte edhe një herë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por kësaj radhe nga fillimi, Zenelaj tha ‘pse jo.

Pjesë nga biseda:

Na trego pak për ëndrrën e bukur që ke parë…

Dy ditë para se të vija këtu kisha parë në ëndërr sikur isha futur prapë në Big. E pashë dhe ishte pak më ndryshe, nuk e di pse ishte bërë Big-u çifte-çifte.

Ishe çift ti?

Po, por se mora vesh se me kë isha. Më duket se nuk ishin çifte partner, por edhe çift shoqëror. Më duket se isha me një vajzë, e kam si të turbullt, por nuk e mbaj mend kë.

Domethënë është dëshira të rifutesh, ndoshta nga fillimi këtë herë?

Pse jo, unë i kam qejf aventurat mesa duket.

ME TE LEXUARAT