Ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit, Ish-partnerja e Safet Bajrit, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

Aktualitet

Ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit, Ish-partnerja e Safet Bajrit,

Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit ka bërë kërkesë për zëvendësmin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj. Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet sot nga GJKKO.


Ajo dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec.

Për krimin në pranga kanë rënë Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali.

Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve.

Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

ME TE LEXUARAT